Ndërsa Lulzim Basha deklaroi se i uron “udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan” Gazment Bardhit pas mbledhjes së sotme me 43 deputetë të opozitës, ky i fundit i është përgjigjur para gazetarëve, pas përfundimit të mbledhjes.

Bardhi u shpreh se nuk ka koment, por e fton që t’i rikthehet misionit opozitar. Ndërsa nuk ka lënë pa iu dërguar një mesazh edhe deputetëve të tjerë të opozitës që nuk ishin prezent në mbledhje.

“Për kolegët që nuk u bënë pjesë e takimit, unë besoj te misioni i tyre i opozitarizmit, ne nuk do të përjashtojmë asnjë. Të gjithë ata që duan të bashkojnë funksionale në parlament, sot lajmi i mirë është që po, tani kemi një qëndrim të unifikuar”, tha Bardhi pas takimit.