Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me Kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, në kuadër të takimeve që opozita po zhvillon me aleatët për përzgjedhjen e kandidatit për kryetar bashkie të Tiranës.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Elda Menga, mes palëve ka pasur mirëkuptim për të qenë një koalicion ai që do të mbështesë kandidatin e opozitës.

Idrizi ka mbështetur përpjekjen e Partisë Demokratike për të zgjeruar koalicionin opozitar për zgjedhjet e parakohshme./ Top Channel