Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke nënkuptuar Salianji, tha se ata që vrapojnë për interesa personale do të përfundojnë si të tjerët, pa asnjë emër. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e mbajtur në Lezhë, Berisha u shpreh se Partia Demokratike është partia e idealeve, e aspiratave dhe e moralit të ndershëm të qytetarëve.
Ai tha se kjo nuk është parti e lejeve të ndërtimit, pallateve pa leje dhe as e fshehjes të krimeve. Ai tha se PD është parti ligji, kushtetute e normash.
“Kjo parti ka qenë dhe do të mbetet parti e mendimit të lirë, e mendimit të hapur por unë të jam fjalën e nderit që kurrë nuk do të mund ta marrë kush këtë për interesa personale e vetjake. Ata që e bënë këtë, u shuan, emri i tyre nuk është më. Partia demokratike është parti e idealeve, e aspiratave dhe e moralit të ndershëm të qytetarëve. Kjo parti nuk është parti as e lejeve të ndërtimit, as e pallateve pa leje dhe as e fshehjes të krimeve. Ai që kujton se mundet të bëjë, të lulëzojë në këtë mënyrë, ai gabon.
Jo. Nuk luftojmë ne, ne jemi parti ligji, kushtetute e normash. Dhe një gjë jemi edhe në një analizë, do ta bëjmë debatin e hapur sepse asnjëherë nuk do të na pengojë rrethanat të shohim realitetin me sy, të kritikojmë dhe propozojmë e sugjerojmë.”, tha Berisha.
