Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka komentuar situatën politike në vend, pas zgjedhjeve të 11 majit.

Teksa ka folur për qëndrimin e opozitës lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve, Gonzato theksoi rëndësinë e respektimit të institucioneve dhe nevojën që çdo shqetësim të adresohet në mënyrë institucionale. Ai gjithashtu shprehu shpresën se të gjitha forcat politike do të vazhdojnë të kontribuojnë në rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

“Do doja të thosha që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka pasur parregullsi, patjetër le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet përkatëse.

Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat. Megjithatë, shpresoj që të dyja partitë kanë theksuar një sërë herësh përkushtimin e tyre ndaj procesit të anëtarësimit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të shkuar drejt BE-së dhe do të punojnë realisht në këtë drejtim.”- tha Gonzato.