Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi sot gjatë mbledhjes së Kryesisë zhvillimin e një proteste kombëtare më 22 dhjetor në Tiranë.

Sipas Berishës, protesta do të mbahet në orën 17:00 dhe do të zhvillohet përpara Kryeministrisë.