Partia Demokratike do mbledhë Kryesinë të hënën në orën 12:00. Tematikat në rend dite do të jenë të ndryshme dhe parashikojnë nga ndryshimet statuore, mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe protesta kombëtare e 22 marsit.

Mësohet se do mblidhet edhe grupi i punës për ndryshimin statusor. Tema kryesore pritet të jetë strategjia, organizimi dhe ndarja e planit për protestën kombëtare të 22 marsit (e dielë). Gjithashtu do ketë vendimmarrje për zgjedhjet në degët e PD. Do miratohet edhe data e kuvendit Kombëtar, grupi i punës për ndryshimet statutore dhe përgatitjet për zgjedhjet e kryetarit të ri të selisë blu.