Partia Demokratike urdhëroi të gjithë anëtarët e saj që të mos merrnin pjesë sot në protestën e organizuar nga veteranët e UÇK-së.

Megjithatë, duket se një prej tyre nuk i është bindur këtij urdhri, duke zbritur në shesh. Bujar Leskaj ishte pjesë e protestës dhe u shpreh se ishte ne tubim me Ramiz Lladrovcin, vëllain e dëshmorit.

Sa i përket thyerjes së urdhrit, Leskaj nuk u përmbajt por tha: “E kush po e rruan për urdhrin politik”.