Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike po zhvillon sot procesin e zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese, ku vëmendja kryesore është përqendruar te gara për postin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Për këtë pozicion do të përballen sekretari i përgjithshëm në detyrë, Flamur Noka, dhe deputeti i Fierit, Saimir Korreshi, i cili vendosi të hyjë në garë vetëm në momentet e fundit.
Gjatë paradites ishte përfolur edhe emri i deputetit të Elbasanit, Blendi Himçi, si rival i mundshëm i Nokës, por në listën zyrtare të votimit u përfshi vetëm Korreshi.
Në fjalën e mbajtur para Këshillit Kombëtar, kryetari i PD-së, Sali Berisha, prezantoi edhe kandidatët për postet e tjera drejtuese.
Për tre postet e nënkryetarëve kandidojnë Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj dhe Erisa Bajaziti.
Për sekretar organizativ garojnë Agron Loka dhe Klevis Balliu, ndërsa për sekretar për Dixhitalizimin kandidojnë Etion Kapedani dhe Renald Rista.
Për sekretar për Burimet Njerëzore janë propozuar Andi Mustafa dhe Mario Runa, ndërsa për sekretar për Urbanistikën dhe Territorin garojnë Gentian Kaprata dhe Maksim Kola.
Për sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore kandidojnë Arlinda Ahmetaj dhe Marash Logu, ndërsa për sekretar për Çështjen e Pronave janë propozuar Endira Bushati dhe Ledina Mandia.
Në garë për sekretar për Marrëdhëniet me Publikun janë Denisa Kele dhe Viola Kapedani, ndërsa për sekretar për të Drejtat e Njeriut kandidojnë Franc Nuri dhe Ledio Nuraj.
Për sekretar për Organizatat Partnere garojnë Eva Metaj dhe Malvina Lika, për sekretar për të Përndjekurit Politik Lorenc Luka dhe Shkëlqim Lepenica, për sekretar për Integrimin Europian Fjoralba Dizdari dhe Silvia Hasaj, për sekretar për Pushtetin Vendor Agron Haxhimali dhe Ylli Asllani, për sekretar për Diasporën Et’hem Aga dhe Petrit Tafaj, ndërsa për sekretar për Aksionin Qytetar kandidojnë Erges Eskiu dhe Jurgen Spaho.
Votimi pritet të përcaktojë përbërjen e re të ekipit drejtues të Partisë Demokratike.
