Fillimi i 13 të martave ka mbledhur besimtarë të shumtë, të cilët janë bërë bashkë për të ndarë histori, përjetime dhe besimin e tyre në këto ditë të shënuara.
Në një atmosferë përkushtimi dhe reflektimi, qytetarë të moshave të ndryshme kanë treguar rrëfime personale, duke e kthyer këtë traditë në një moment të veçantë bashkimi shpirtëror.
Frat Landi Jaku shprehet se këtë vit është rritur numri i fëmijëve që nuk flasin dhe shumë prindër i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë me lutje. Në prag të Pashkëve, ai theksoi rëndësinë e pajtimit dhe përgatitjes për festimin e ditës më të rëndësishme të kalendarit katolik.
Të mbledhur në një atmosferë të qetë dhe plot besim, qytetarë të moshave të ndryshme kanë ndarë histori dhe përjetime personale, duke treguar rëndësinë që këto ditë kanë në jetën e tyre. Rrëfimet e tyre lidhen me shpresën, besimin dhe përjetimet që, sipas tyre, i kanë afruar më shume me këtë vend të shenjte
Mes lutjes dhe shpresës, flaka e qirinjve simbolizon dritën në zemrat e besimtarëve, dhe me zemrat plot mes lutjesh, ata largohen me besim se lutjet e tyre do të marrin përgjigje.
