Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhej jashtë sallës së Kuvendit, ka komentuar zhvillimet e seancës së sotme plenare, duke e cilësuar atë si “të paqenë dhe jonormale”.
Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se pavarësisht situatës, opozita do të vijojë të respektojë rregulloren e Kuvendit, duke sinjalizuar qëndrimin e saj institucional, por edhe gatishmërinë për të reaguar ndaj çdo shkeljeje.
Sali Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti, unik në historinë e tij.
E turpshme.
Këta kanë frikë dhe tmerr dhe votojnë me shpejtësi të rrufeshme.
I vetmi moment që ndodhi ishte se unë denoncova refuzimin e Edi Ramës për Arubën, ministrat që kanë qenë në Aruba, rikujtova pritjen që i ka bërë Sinaloas së Meksikës.
Dhe këto fjalë, sikur të ishin thika apo bajoneta, detyruan Peleshin të mbyllë parlamentin.
Ky është de facto asgjësimi i parlamentit.
Në qoftë se parlamenti trajtohet në këtë mënyrë…
Nuk kishte asnjë lloj, përkundrazi insistuam në një të drejtë kushtetuese të deputetëve.
Dhe ky, 10 orë debate të parashikuara në rregullore, mbylli parlamentin dhe ikin.
Ky është parlament që nuk duhet të ekzistojë asnjë ditë.