Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas përshkallëzimit të protestës në Tiranë dhe dëmtimeve të raportuara në institucionet publike.

Në reagimin e tij, Peleshi thekson se shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve të tjera publike, si dhe kthimi i tyre në objekt të zemërimit, janë të papranueshme.

“Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë”, thuhet në reagim.

“Axhenda politike e askujt nuk është më e rëndësishme se Shqipëria”, përfundon reagimi i Peleshit.