Parlamenti përfundoi punimet rreth mesditës pasi u votuan projektligjet në rend dite dhe deputetët kanë nisur të dalin nga godina. Teksa jashtë i presin qytetarët të cilët protestojnë prej mëngjesit, i pari që është përballur me tensione ka qenë kryeparlamentari Niko Peleshi. Makina e Peleshit u sulmua menjëherë me vezë dhe shishe ndaj u detyrua të kthehet mbrapa brenda rrethimit të Parlamentit.
Mësohet se Kuvendi është ‘rrethuar’ nga tre grupe protestuesish, të cilët kanë lokalizuar daljet e mundshme të Kuvendit, për të pritur më pas me vezë e ujë ligjvënësit që do të tentojnë të dalin nga institucioni.
