Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dërguar një mesazh urimi për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur krenarinë dhe respektin për këtë moment historik të kombit shqiptar.
Në mesazhin e tij, ai u drejtua me fjalë të ngrohta motrave dhe vëllezërve në Kosovë, duke e cilësuar këtë ditë si një nga aktet më të rëndësishme në historinë moderne të shqiptarëve.
Peleshi theksoi se Dita e Pavarësisë është një simbol i lirisë, dinjitetit dhe drejtësisë, një testament i sakrificës dhe përpjekjeve të pastra për shtetndërtim dhe integrimin euroatlantik.
“Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Qofsh gjithmonë e lirë dhe e bekuar,” përfundoi ai mesazhin e tij të urimit.
