Në foton e mëposhtme shihen pamjet nga vendi i ngjarjes, ku u vra me thikë 31-vjeçari Egli Pashollari. Në pamje shihet pellgu i gjakut dhe kufje që i përkisnin 31-vjeçarit ose tre sulmuesve të tij. Blutë njoftuan se autori i vrasjes është Gazmend Buçpapa.

Egli Pashollari është sulmuar nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë, sapo ka dalë nga makina. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po heton më shumë mbi zbardhen e plotë të saj.
Sipas policisë, po punohet intensivisht për kapjen e autorëve. Ndërsa grupet hetimore vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rasteve dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.



