Situata
Koreja e Veriut iu rikthye provokimeve të ashpra me fqinjët jugorë. Ndërsa qeveria e Koresë së Jugut realizoi një seri aktivitetesh përkujtimore për bombardimin e ishullit Yeonpjeongut, Peniani publikoi një deklaratë, në të cilën konsiderohej ky gjest si një provokim dhe shprehej pendesa për “ndërprerjen e bombardimeve dhe mosdërgimin në fund të detit të ishullit”. Ishulli i Yeonpjeongut, ku ndodhet një bazë e rëndësishme ushtarake dhe një popullsi e vogël civile, është vetëm 2 milje larg kufirit të diskutueshëm ujor midis shteteve dhe 12 kilometra nga brigjet koreanoveriore.