Kryeministri Edi Rama deklaroi se në vend do të ketë çdo vit rritje pensiohesh, duke theksuar se deri në vitin 2030 do të pesëfishohen. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e vendeve të lira të punës, Rama tha se administrata shtetërore është transformuar. Sipas tij, punonjësit e shtetit janë larguar komplet nga kthetrat e politikës. 

“Rritja e pensioneve do të rritet çdo janar, ku deri në janar të vitit 2030 do të pesëfishohen. Nuk ka progres të sigurt dhe transformim të pakthyeshëm aty ku administrata nuk është e sigurt dhe aty ku pozicioni i çdo kujt brenda saj është totalisht i kthyeshëm mbrapsht. Larguam punonjësit e shtetit nga kthetrat e politikës. Ishin në kthetrat e politikës të gjitha llojet e shërbimeve që sot janë praktikisht në duart e teknologjisë, por edhe ato shërbime kanë nevojë për një administratë të vetëdijshme nga mbrapa”, tha Rama.