Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me persona me aftësi të veçanta, ku prezantoi pjesën e programit elektoral të PD-së që lidhet me mbështetjen për këtë kategori.

Berisha e cilësoi situatën aktuale të trajtimit të personave me aftësi të kufizuar, si një formë dënimi me varfëri, e nga ana tjetër, premtoi një rritje të ndjeshme të mbështetjes ekonomike

“Ju merrni një pension prej 140 mijë lekësh, ndërsa shumë prej jush janë edhe kryefamiljarë. Kjo është t’iu dënohesh me mjerim. Nuk do të ketë më pension nën 200 euro. Për ju, ky minimum jetik do të kalohet në bazë të shkallës së aftësisë së kufizuar. Çdo person me aftësi ndryshe që është kryefamiljar, do të ketë mbështetje edhe për familjarët e tij,” u shpreh Berisha.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e rehabilitimit, duke paralajmëruar investime të mëdha në këtë sektor.

“Do të bëjmë gjithçka për rehabilitimin. Do të realizojmë investimet më serioze në këtë fushë, për t’u siguruar të gjithë qytetarëve me aftësi ndryshe mundësinë për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë e tyre.”– tha Berisha.