Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin e Forbes Global Properties, rrjeti ndërkombëtar i pasurive të paluajtshme, i cili tashmë ka zgjeruar aktivitetin e tij edhe në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te potenciali i tregut imobiliar në vend, duke theksuar se vlera e pronave të paluajtshme në Shqipëri do të vijojë të rritet, sidomos në kontekstin e procesit të integrimit evropian.
Ai theksoi se vendi po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare, jo vetëm për bukuritë natyrore dhe turizmin në rritje, por edhe si një destinacion i ri për investime strategjike në sektorin e pasurive të paluajtshme.
“Për 4-5 ne do të jemi pjesë e BE-së dhe historia e anëtarëve të rinj na tregon që vlera e pasurive të paluajtshme person një rritje dyfish. Shumë njerëz nuk e kuptuan atë që po flisja dhe morën pjesën negative. Çdo familje shqiptare do ketë një pronë të vetën, që do të ketë një vlerë më të lartë në pak vite. Në një vend që ka përqindjen më të madhe që zotërohen nga njerëzit, 94%, është një përqindje e jashtëzakonshme, flasim për njerëzit me shtëpi. Është diçka shumë pozitive.”, tha kryeministri.