Kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat tha se ndërtimet pa leje, më herët kanë qenë një “sport kombëtar’.
Ai tha se do të ketë masa të rrepta për çdo punonjës shteti, që ndërton pa leje.
Rama u shpreh se çdo punonjës shteti, që konstatohet se ndërton pa leje, nuk do të punojë më në shtet për së paku shtatë vite.
“Populli pyet se çfarë bëhet me ata që duhet të bëjnë kontrollet. Sporti i ndërtimit pa leje është zhvilluar si sport kombëtar, ne e kemi ulur kurbën. Ky sporti kombëtar është nxitur nga lart, dikush para meje e quante Bathoren si mrekulli të tetë të botës, sepse ishte një vend, ndërtuar pa leje i gjithi.
Edhe punonjës të shtetit janë marrë me ndërtime pa leje. Nëse konstatohet se punonjësi i shtetit ka kryer punime pa leje, do ndalohet të punojë në shtet për shtatë vite. Kjo do ndodhë nga momenti që do të konstatohet. Mund të ketë edhe pasoja të natyrës penale, se po konsultohen ndryshimet e reja penale”, deklaroi Rama.