Një i ri protestues deklaroi se revolta e qytetarëve është gati të kalojë në planin B të saj.

Ai deklaroi se protesta është gati të kalojë në planin B. I riu theksoi se qytetarët do të rrethojnë Kryeministrinë dhe Parlamentin.

“Fashisti i vetëm dhe hajvani i vetëm je ti. Protesta është qytetare, ne kemi respektuar etikën dhe rregullat e demokracisë.

Ne jemi gati të fillojmë me planin B të protestës. Nëse do të na duhet të flemë këtu, këtu do të flemë, nëse duhet të rrethojmë Kryeministrinë, këtu do ta rrethojmë. Do të rrethojmë Parlamentin nëse duhet”, tha ai.