Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u pyet sot në SPAK për rreth 1 orë e 30 minuta. I pyetur se për çfarë u pyet nga prokurorët e posaçëm, Leli zgjodhi t’iu përgjigje gazetarëve duke thënë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Ndërkohë, sipas raportimeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Leli është paraqitur në SPAK pasi u pyet si person në dijeni për një çështje nën hetim. Kujtojmë se Leli është paraqitur në SPAK edhe në vitin 2022, kur drejtonte Bashkinë e Vlorës. Asokohe u raportua se Leli ishte pyetur për një çështje tjetërsimi pronash, si person në dijeni.