Një ditë para heshtjes zgjedhore, kryetari i PS-së, Edi Rama ka ndryshuar edhe ditën kur e publikon podcastin e tij “Flasim”.
Këtë herë në tryezën e kreut të socialistëve ishin ulur pesë kandidatët e PS-së për bashkitë ku të dielën do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.
Pas një bisede të gjatë me ta, në fund, Rama i ka kërkuar secilit nga një parashikim se si do të dalin në këto zgjedhje. Të favorizuar edhe nga mungesa e fushatës nga opozita, e cila këtë herë ka vendosur të mbështesë kandidatë të pavarur, socialistët duket se i kanë hyrë garës me njeri-tjetrin se kush do të fitojë më shumë.
Biseda:
Edi Rama: Në fund fare një parashikim. Sa përqind do të marrësh ti?
Brunilda Mersini: Unë shpresoj të marr 80% të votave…
Edi Rama: 80% të votave?
Brunilda Mersini: Po!
Edi Rama: Po ti sa përqind do të marrësh?
Gramoz Sako: Po rreth 83% besoj.
Edi Rama: 83% As 2 as 4. Ta shikojmë. Po ti sa do të marrësh?
Ervin Ceca: Unë po tregohem më konservativ po them 75%.
Edi Rama: Po ti sa do të marrësh?
Altin Bojni: 65%
Edi Rama: Të isha në vendin tënd, matjanëve do t’u thoja 51%. Po ti sa do të marrësh?
Florenc Doka: Thash se do ta mundim Tepelenën por po them 71%.
Edi Rama: Po mirë, hajde për hajër.


