Deputetja e re e qarkut të Elbasanit Sara Mile, ka vendosur të paraqitet në mënyrë të veçantë në ditën e parë të Kuvendit.
Mile ka vendosur një shall në qafë, për të cilin është shprehur se simbolizon të gjithë baltën dhe paragjykimet që opozita ka hedhur mbi të gjatë gjithë kësaj kohe. Ndër të tjera ajo thotë se tashmë do të tregojë veten e saj dhe se opozita duhet t’i kërkojë falje për të gjitha të thënat nga ana e tyre në fushatë.
“Kam vënë një shall sot, nuk e kam thjeshtë aksesor, është gjithë balta, gjithë akuzat gjithë paragjykimet që janë hedhur për mua gjatë gjithë kësaj rruge. Kam një mesazh për të gjitha vajzat që në jetë nuk të përcakton aspak balta, por të përcakton puna.
Edhe tani në punët e parlamentit do të keni mundësi të më njihni, do më njohë dhe opozita dhe shpresoj që të kenë guximin të kërkojnë dhe ndjesë kur të shohin se kush është Sara në punët e parlamentit”, tha Sara Mile.