Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi ngjarjen e djeshme në Ndroq, ku u vra me armë zjarri Alfred Dedja, duke theksuar lidhjen e ngushtë midis krimit dhe shtetit. Gjatë një konference për shtyp, Berisha shpërtheu me akuza të forta, duke thënë se në rastin e Jan Prengës, u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, ndërkohë që ai vetë ka mbetur i lirë.
Kryedemokrati theksoi se vrasja e djeshme është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë mes krimit dhe shtetit, duke e cilësuar atë si një “sipërmarrje të përbashkët”. Berisha sugjeroi se ky bashkëpunim i krimit me pushtetin ka krijuar një terren të pasigurt dhe të dhunshëm për qytetarët, ku ata janë viktima të këtij sistemi të korrupsionit dhe dhunës.
“Për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, ndërsa ai vetë është i lirë. Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e krimit dhe shtetit. Nuk pati dëshirë për të zbardhur çështjen e Jan Prengës. Këto që shihni ju, dosjet vijnë nga jashtë. Dumani fle mbi dosjete kurimit. Janë nisma të vendeve partnere, jo të tijat.
Një nga emrat më të lakuar ishte Ols Dado. Bëhet fjalë në këtë dokument, s’ka pasur të bëjë… reagoi në mes të natës SPAK, u zgjuan nga gjumi dhe bënë deklaratë. Mirë bënë që e bënë, por të thonë kush është Olsi.”, tha Berisha.


