Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur me tone të ashpra ditën e sotme në Kuvend, duke iu referuar Partisë socialiste.

Sipas Berishës, vetë kryeministri Edi Rama është shprehur se PS është një “bordello”. Berisha thasë ai nuk ndan të njëjtin mendim, por shtoi se më e ngjashme me një bordello, është Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

“Edi Rama… unë kam thënë shumë gjëra për ju, por nuk kam thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama. Ai ka thënë se Partia Socialiste është një bordello. E ka thënë ai këtë. Unë nuk kam këtë mendim për ju. Por për të parë kush është bordello e vërtetë, shkoni te ‘Skrapi’ i partisë dhe shihni dokumentet. Atje do mësoni bordellon e vërtetë”– tha Berisha.