Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim me skuadrën e të rinjve të PS Tiranë.
Në nisje të fjalës së tij Rama u ndal te hapat e shpejtë sipas tij që ka bërë Shqipëria drejt rrugës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Ai tha se mbështetja për PS në këto zgjedhje nuk është vetëm për Partinë Socialiste, por për rrugën drejt BE. Rama nuk i harroi as ironitë, kur tha se çdo lëkundje tjetër për të votuar partitë të tjera, është me “risk” për rrugën drejt BE.
“Ne na është hapur rruga kohët e fundit në mënyrë shumë të jashtëzakonshme për mënyrën si funksionon BE. Na është dhënë një kalendar shumë ambicion për t’i mbyllur negociatat në 2027.
Çdo parafytyrim i një lëkundjeje është katastrofik për vendin tonë, dhe një mbështetje masive për qeverinë tonë në fakt është më shumë sesa një mbështetje për ne, por mbështetje për të mos e humbur trenin dhe të bëhemi pjesë e BE.
Nuk e kam menduar që do vinte momenti që do duhej të thosha dhe këtë, por sot në çfarë po shohim BE është i rëndësishëm edhe për ekzistencës dhe sigurinë kështu siç po shkojnë gjërat. Na duhet lidership, stabilitet në këtë marrëdhënie, na duhen të gjitha ato që ne i kemi ndërtuar me kaq mund në këto vite… dhe çdo kërcim tangoje me Kujtim Gjuzin do krijonte një lëkundje të përgjithshme, dhe Kujtim Gjuzi është lulja më e bukur në atë buqetë, është ku ma gjen”, tha Rama me ironi.//TCH