16-vjeçarja në Këlcyrë është abuzuar nga katër persona, përfshirë njerkun dhe partnerin e saj për tre vite rresht, raportoi gazetari Eraldo Harlicaj sonte në “Top Story”.
Është një trekëndësh abuzimi, tha ai.
“Fillimisht mendohet se është abuzuar nga njerku. Në të njëjtën kohë, ka pasur marrëdhënie paralele me një 46-vjeçar, që së bashku me shokun, e ka detyruar të bëjë biseda erotike. Në këtë formë, i kanë bërë presion një oficeri tjetër policie në Këlcyrë. Vajza është abuzuar që 13 vjeçe”.
Vajza ka qenë mes dy zjarreve, nga njëra ana nga njerku dhe partneri dhe nga ana tjetër nga policia, raportoi Harlicaj.
“Vajza qëndron tani te shërbimet sociale në Gjirokastër, është e sigurt së bashku me nënën. Nëna pretendon se nuk ka pasur dijeni. Po bëhen të gjitha ekspertizat mjeko-ligjore”.
Top Channel