
Në një konferencë të jashtëzakonshme pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama prezantoi planin për mbrojtjen e qytetarëve nga kriza energjitike.
Në mesin e shumë statistikave, kreu i qeverisë paraqiti edhe 3 pika për përballimin e krizave.
Siç e kishte thënë edhe më parë, Rama u shpreh se pikë kyçe e planit është garantimi me furnizim të energjisë elektrike për të gjithë qytetarët.
Pikë e dytë e planit të qeverisë është mbrojtja e konsumatorit familjar dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit të energjisë.
Po ashtu, Rama shtoi se pika e tretë është garanci sovrane shtetërore, 2X100 milionë EURO, për të siguruar zbatimin e dy pikave të para.