Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg 67-vjeçarin Xhevahir Veizi, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Ai u shpall fajtor për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi u arrestua më 12 janar 2023.
Duke përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ato kishin, Veizi e ka ftuar në banesë të miturën dhe mandej ka përfituar nga gjendja e saj vulnerabël duke kryer marrëdhënie seksuale me të.
Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar për gjykim të pandehurin Xh.V, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal. Ndërkohë, për veprat e tjera është ndarë procedimi penal.