Grupi i PD ka kërkuar përjashtimin e kreut të grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me 30 ditë nga punimet në Kuvend.
Sipas kërkesës së siguruar nga gazetarja e Top Channel, demokratët pretendojnë se Balla ka përdorur gjuhë joparlamentare ndaj opozitës.
Kërkesa është firmosur nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.
Top Channel
