Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar nga opozita.

Në një reagim në facebook, ministri ka vlerësuar punën e policisë së shtetit për vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë. Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet. Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”,– shkruan ai.