Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje të zhvilluar në Tiranë.
Mes të tjerash, Rama shprehu dhe kritika për politikën e perëndimit, teksa tha se eksportimi i demokracisë nuk është një ide e mirë. Kreu i qeverisë thesksoi se duhet krijuar një model i mirë për shoqërinë bazuar tek ajo që është zgjedhur lirisht.
“Eksportimi i demokracisë nuk është një ide e mirë, kjo është ajo që mund të them nga këndvështrimi im. Kushdo që mendon se kjo është të shkosh shumë larg, kështu mendoj, ideja e eksportimit të demokracisë, ata që kanë patur këtë ide kanë bërë gabime të çmendura. Eksportimi i modelit tuaj sjell dëm për vetë veten, në rastin tonë ne nuk jemi në gjendje të eksportojnë modelin dhe ta adaptojnë, vendet e mëdha e kanë bërë këtë gjë.
Por ne edhe nëse mendojnë ta bëjmë dëmtojmë veten, sepse përballemi me gjëra të mira. Duhet të krijojmë një model të mirë për shoqërinë tonë bazuar tek ajo që kemi zgjedhur lirisht. Kjo nuk mund të na bëjë neve të paragjykojmë vendet e tjera, shikoni vendet e Lindjes së Mesme, si mund të paragjykojmë ata pse nuk kanë të njëjtin sistem, nuk duhet ta bëjmë, por duhet ti respektojmë dhe të mësojmë prej tyre, edhe ata duhet të mësojmë prej nesh. Por, jo ti bazojmë marrëdhëniet tonë në faktin se sa të tjerët na pëlqejnë ne.
Besoj se në Perëndim është bërë një lloj gjëje e mërzitshme ku të tjerët vetëm japin leksione, flasin për demokraci, përkundrejt autokracisë. Kush jemi ne që të vendosim se si duhet të funksionojë bota. Ne duhet të punojmë së bashku, të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë atë që duam. Shqipëria s’ka pasur mundësinë të zgjedhë lirisht me kë të jetojë, kemi qenë viktima të zgjedhjeve të të tjerëve. Për herë të parë kemi zgjedhur që duam të jemi pjesë e BE, është zgjedhje që e ka bërë kombi, por nuk mund t’i japim leksion të tjerëve se pse nuk doni të jeni si ne. Ata do të qeshin, ashtu siç vërtet qeshin. Kjo është ideja ime. Është një gjë që mund të eksportojmë që është prokurorimi me anë të inteligjencës artificiale.”- tha Rama.