Sot 25 korrik euro blihet 101.07 lekë , pra duke arritur nivelin historik pranë kuotës së 100 lekëve. Duke parë trendin rënës prej muajsh, është e kuptueshme se nuk mund të shmanget një lloj “kapitullimi” i euros për vitit 2023 në këmbim të lekut.
Eftuar në “Shqipëria Live”, gazetarja Mirilda Tili u shpreh se nga ky fenomen përfiton vetëm qeveriam ata që kanë marrë kredi dhe ata që duan të ikin jashtë për pushime.
“Ky fenomen nuk ka ndodhur në rajon apo në Europë, por ky fenomen ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Dhe ata që përfitojnë nga ky fenomen, janë qeveria, ata që kanë marrë kredi në euro dhe ata shqiptarë që do bëjnë jashtë ndonjë ditë pushime. Pastaj të gjithë të tjerët, në eksport, import, familjarët që marrin remirtancat nga fëmijët e tyre marrin më pak lekë, etj.”, tha gazetarja.