Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Kreshpanit, në zonën e Cakranit, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Flakët dhe tymi i dendur janë përhapur në zonën kodrinore, ndërsa situata ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Forcat zjarrfikëse janë angazhuar për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara.