Rreth orës 11:40 pranë tunelit të Skërficës, një autobus që lëvizte në linjën Sarandë-Tiranë ka marrë flakë, dyshohet për shkak të një defekti në motor. Në ngjarje nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia po heton për të zbuluar shkaqet e sakta.

NJOFTIMI:

Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.