Një automjet i vogël është përfshirë nga flakët në afërsi të mbikalimit të Kolshit, në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën malore të Kolshit, ku fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa si pasojë e incidentit është bllokuar njëra korsi e lëvizjes në drejtimin Kukës–Tiranë.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.