Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një banesë në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit.

Zjarri ka rënë në një banesë dy katëshe dhe në momentin e flakëve nuk ka pasur asnjë familjar brenda. Flakët e zjarrit janë parë nga banorët ,të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse me tre mjete të fikjes së zjarrit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, është bërë i mundur lokalizimi i shpejtë i flakëve dhe fikja e zjarrit.

Zjarri, i cili kishte filluar në katin e parë të godinës dhe që më pas u përhap me shpejtësi, mendohet se është shkaktuar nga rryma elektrike. Si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e shtetasit Riza Kaçi, ka pasur dëme të shumta materiale, ndërkohë që e gjithë ndërtesa vijon të jetë nën pushtetin e tymit.