Një vatër zjarri është raportuar këtë pasdite, në një banesë në fshatin Kusarth, Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në katin e parë të banesës i përdorur si magazinë, ku kanë marrë flakë kryesisht mbeturina dhe sende jashtë përdorimit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e MZSH Elbasan, të cilat po punojnë për shuarjen dhe izolimin e plotë të flakëve, duke mos lejuar përhapjen e tyre në pjesët e tjera të banesës.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa po vijon puna për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.


