Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në qytetin e Fierit, duke rrezikuar familjen që ishte brenda.

Nga zjarri, sipas policisë, është lënduar një foshnjë 2-muajshe por për fat është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.