Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në katin e pestë të një pallati në qendër të qytetit të Sarandës, përballë ish-shtëpisë së lindjes. Mësohet se banesa ku ka rënë zjarri përdorej për lavanderi.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe kanë bërë shuarjen e zjarrit, duke penguar kështu përhapjen e tij në hyrjet e tjera të pallatit pesëkatësh. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës bëhet me dije se shkak i zjarrit dyshohet të jetë shkaktuar nga ndonjë masë elektrike.
