Një zjarr ka rënë në qendër të Durrësit, në afërsi të kishës katolike “Shën Lucia” dhe pranë bashkisë.
Korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi raporton se paraprakisht bëhet me dije se zjarri ka rënë në një godinë banimi ku qëndrojnë priftërinjtë. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Deri më tani nuk raporothet për persona të lënduar, teksa tymi ka mbuluar zonën.
