Një mjet i llojit “Mercedez Benz C Class” është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje teksa ka marrë zjarr, fatmirësisht drejtuesi ka arritur të dalë në kohë pa u dëmtuar. Forcat e “MZSH Pogradec” kanë mbërritur në kohë për të shuar flakët, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një defekt në sistemin elektrik të mjetit.

Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.