Një zjarr ka rënë rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm (29 maj) në ish-parkun e mjeteve në Lushnjë, duke djegur 4 autobusë të parkuar.

Tre prej tyre janë shkrumbuar tërësisht ndërsa një është djegur pjesërisht dhe është shpëtuar nga ndërhyrja e zjarrfikësve.

Raportohet se pas rënies së flakëve janë njoftuar shoferët e autobusëve të tjerë, që kanë hequr mjetet për të mos u djegur nga zjarri.

Policia shkoi në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit me dëme të mëdha ekonomike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.