Një kabinë elektrike në fshatin Shkozë të Njësisë Administrative Gjegjan në bashkinë Pukë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte.

Burime bëjnë të ditur se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike brenda kabinës. Si pasoje e zjarrit në zonë u ndërpre energjia elektrike, ndërkohë që në flakë u përfshi dhe zona pyjore rreth kabinës. Për vënien nën kontroll të flakëve u angazhuan dy automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, forcat nga komisariati i Policisë së Pukës dhe punonjës të OSHEE-së. Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll.