Pasditen e sotme, mali i Çipinit është përfshirë nga flakët. Zjarri ka përfshirë bimësi të dendur me shkurre dhe barishte, ndërsa vatra vijon të mbahet nën monitorim. Për shkak të terrenit të vështirë, në zonë janë nisur efektivët e shërbimit zjarrfikës, ndërsa ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është e kufizuar. Forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës, veçanërisht atyre që kanë stane ose bagëti në afërsi, të tregojnë kujdes, pasi flakët mund të përhapen me shpejtësi për shkak të erës.
