Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, mbi fshatin Kaninë.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt zonës për të ndërhyrë dhe vënë nën kontroll flakët. Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thepisur dhe malor.

Situatën e rëndon edhe era e fortë që po fryn në zonë, duke favorizuar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe.

Në malin e Shashicës ka kryesisht shkurre, ndërsa në zonë ndodhen edhe disa stane me bagëti. Për këtë arsye, ekziston shqetësimi se flakët mund të afrohen drejt tyre.

Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.