Një vatër zjarri ka përfshirë këtë të shtunë masivin pyjor të zonës së quajtur “Suka e Mamëzit”, në Njësinë Administrative Kolsh, Bashkia Kukës. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore me bar të thatë, shkurre dhe lëndë drusore, kryesisht lis.
Si pasojë, në vendngjarje kanë ndërhyrë 8 punonjës të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSh) Kukës, së bashku me një mjet zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve. Flakët gjithashtu janë favorizuar nga era e fortë, ku si pasoë janë përhapur me shpejtësi. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën në terrenin e vështirë malor për izolimin e plotë të vatrës.
