Një anije raportohet se është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në portin e Shëngjinit. Sipas informacioneve paraprake, menjëherë pas njoftimit drejt portit janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve. Edhe punonjësit e portit kanë nisur përpjekjet për neutralizimin e zjarrit.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, dyshohet se flakët kanë nisur nga një bombulë e vogël, e cila mund të ketë pasur një sasi të mbetur gazi, ndërsa shkëndijat e krijuara nga metalet gjatë procesit të punës dyshohet se kanë favorizuar përhapjen e flakëve. Drejtori i Portit të Shëngjinit, Andi Marku ka konfirmuar se situata është nën kontroll dhe se nuk ka asnjë problem për vijimin e aktivitetit.