Një apartament në Shkozë, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Siç raportohet banesa e cila u përfshi nga flakët ndodhet në katin e tretë të ndërtesës.

Fatmirësisht, nuk ka raporte për persona të lënduar. Ndërkohë dy shërbime zjarrfikëse që ndodheshin në vendngjarje arritën të neutralizojnë flakët dhe të sigurojnë zonën. Gjithashtu hetimet për shkakun e zjarrit vazhdojnë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, në zonë ne Astirit një pallat u përfshi nga flakët, që u shkaktuan nga kabina elektrike. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por disa banorë mbetën të bllokuar për disa minuta pasi tymi bllokoi daljen.