Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në Lushnje.
Zjarri është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit. Ndërsa dyshohet se shkak ka qenë djegia e panelit elektrik.
Si pasojë e zjarrit, në pallatë mungon energjia dhe nuk punojnë ashensorët, teksa sipas raportimeve 4 persona janë dërguar në spital.